Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Ekspozitë Fotografike 'Shqipëria nga një epokë në tjetrën'

2  maj 2015 ora 18h00

Avenue Ducpétiaux 68, 1060 Saint-Gilles

Shoqata Kulturore Faik Konitza ka kënaqësinë t'Ju ftoj në ekspozitën fotografike të Loïc Chauvin dhe Christian Raby.

Kristaq Sotiri është pjesê e padiskutueshme e familjes së fotografëve të mëdhenj shqiptarë të paraluftës së dytë botërore. Megjithëse vepra e tij nuk mund të krahasohet për nga kohëzgjatja dhe sasia me atë të dinastisë Marubi, me cilësinë teknike dhe temat e trajtuara, Kristaq Sotiri është dëshmimtar i një ndryshimi rrënjësor të shoqërisë shqiptare nga epoka e Perandorisë Osmane deri në krijimin e shtetit modern shqiptar. Vepra e tij dëshmon ne mënyrë të qartë të qënit "aktor dhe produkt" i kësaj shoqërie.

Loïc Chauvin hulumton fotografinë shqiptare prej më shumë se 20 vjetësh. Në vitin 1995 ai nxorri botimin e parë kushtuar dinastisë së Marubajve me titull "Shqipëria fytyra e Ballkanit".

Christian Raby ka qënë lektor i Historisë së Fotografisë ne Universitetin "Cikago" të Parisit. Ne vitin 2006 ai ju bashkangjit mikut tê tij Loïc Chauvin në aventurën e hulumtimit të fotografisë shqiptare.

Renaud Dorlhiac është historian dhe shkrimtar. Ai ështe pjesë e një grupi të spécializuar mbi Ballkanin pranë Institutit të Lartë të Studimeve të Shkencave Sociale të Parisit (l’École des Hautes Etudes en Sciences Sociales "EHESS").

Programi:

18h00 - Mirë se vini

18h30 - Bashkëbisedim me Loïc Chauvin dhe Christian Raby

19h00 - Autografe dhe dedikime nga autorët

19h30 - Vizitë e ekspozitës në shoqërinë e autorëve

21h00 - Mbyllja e mbrëmjes

Bari i hapur në orën 18h00

Për më shumë informacione dhe detaje rreth organizimit te vizitave, konsultoni sitin tonë të internetit: www.konitza.eu ose na shkrauni në adresen e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

Cakes.jpg

Archives