Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Themelohet në Belgjikë shoqata "Konica"

Publié par Gazeta Shqip

Themelohet në Belgjikë Shoqata Kulturore "Faik Konica". Komuniteti shqiptar në Belgjikë kishte kohë që e mendonte çeljen e kësaj shoqate, ideja fillestare e së cilës ishte pikërisht shkrimtari dhe publicisti Faik Konica. Ai ka jetuar dhe punuar në Bruksel më shumë se një shekull më parë. Në kohën që ka jetuar në Bruksel e ka zgjedhur shtëpinë e tij në "Rrugën e Shqipërisë". Po në Bruksel, ai ka botuar revistën "Albania", të cilën më vonë e botoi nga Londra dhe SHBA-ja. Karakteristika e kësaj shoqate është fakti se origjina e themeluesve të saj është e ndryshme. Përveç shqiptarëve, pjesë e saj janë edhe belgët, spanjollët, anglezët etj. Me rastin e themelimit të shoqatës kulturore përpara komunitetit shqiptar të Brukselit, themeluesit organizuan një aktivitet, ku morën pjesë një numër i madh të ftuarish. Kryetari i shoqatës, Gentian Metaj, tha se objektivat kryesore të shoqatës janë ruajtja dhe promovimi i kulturës shqiptare nga të gjitha trevat ku jetojnë dhe banojnë shqiptare, ngritja e një rrjeti ndihme administrative për njerëzit në vështirësi, si dhe do të bëjë betejën e saj në fushën e qytetarisë. Liritë dhe të drejtat e njeriut, e drejta e fjalës së lirë, lufta kundër racizmit dhe ekstremizmit, të drejtat e gruas etj., do të jenë pjesë e filozofisë së saj. Gjatë aktivitetit u çel edhe ekspozita e me punët e pesë piktorëve Artan Seferi, Fatmir Limani, Jean-Marie Luffin, Brigitte de Potter dhe Roberto Valdes. Në të njëjtën kohë u paraqitën edhe punët e skulptorit Skënder Hyseni. Aktiviteti ka vazhduar me seancën akademike të prof. dr. Luan Starova. "Konica ka ardhur në Evropë përpara se të vinin institucionet tona", ka thënë profesor Starova. Në aktivitet morën pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë, Muhamed Halili, ministri i qeverisë së Brukselit, Pascal Smet, konsulli shqiptar, Naim Mandri e shumë personalitete të tjera të rëndësishme.

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

Cakes.jpg

Archives