Faik Konitza

Bibliographie

Liens

2014 : Konitza asbl dhe bota sociale ne Saint-Gilles

Pas nje pune disa vjecare shoqata Konitza eshte gjithnje e me shume aktive ne  komunen Saint-Gilles. Aktiviteti yne eshte i larmishem dhe i shume kerkuar nga publiku, por dhe nga strukturat qe merren me çeshtjet sociale.

Ne kuadrin e aktiviteteve te shumta, midis te tjerash nje nder objektivat me te rendesishem mbetet ndihma, informacioni dhe orientimi i publikut nepermjet pritjeve te shumta sociale dhe juridike.

Puna e shume viteve, kompetencat dhe projektet e reja na cuan ne menyre te natyrshme ne krijimin e « tryezeva te bashkebisedimit social », te cilat organizohen ne ambientet e Konices, por dhe ne ato te partenereve tane lokale. Mund te permendim bashkepunimim me FAM asbl ku ne kemi patur rastin te takojme nje publik te shumte ne numer, por dhe mjaft te larmishem. Eshte rasti te permendim qe pervec ndihmes dhe asistences juridike ofruar komunitetit shqiptar, kemi patur rastin te bashkebisedojme, punojme dhe zhvillojme aktivitete sociale me njerez te origjinave te ndryshme nga Brazili, Maroku, Rusia, Afrika qendore, etj.

Gjate ketyre takimeve secili prej pjesemarresve ka patur rastin te prezantohet, te flase per problemet e tij te perditshme duke praktikuar ne kete menyre gjuhen frenge. Rezultatet na kane habitur! Nje pjese e mire edhe pse nuk e njohin mjaftueshem frengjishten, jane ndjere mire dhe kane kerkuar qe projekti yne te vazhdoje. 

Ky projekt eshte i dobishem per tre aresye : ne radhe te pare kontribuon ne krijimin e lidhjeve sociale midis njerezve te panjohur. Behet fjale per njerez me origjine, besime fetare dhe kultura te ndryshme. Se dyti, pjesemarresit kane rastin te bashkebisedojne ne gjuhen frenge, duke bere te mundur praktikimin dhe thellimin e njohurive te tyre. Se fundi, gjate ketyre seancave ata kane rastin te drejtojne pyetje te shumta ne lidhje me statusin e tyre social, menyren e funksionimit te institucioneve, etj.

Pas gati nje viti nga fillimi i ketij projekti ndjehemi shume te kenaqur dhe konstatojme qe kerkesat per te marre pjese ne keto tryeza jane gjithnje e me shume ne rritje.

Edhe pse ne çastet fillestare ekziston njefare ndrojtje per te folur rreth problemeve personale, njefare hezitimi per t’u shprehur ne nje gjuhe tjeter, pas njefare kohe gjithcka eshte ne « binaret e duhur » dhe ambienti behet i kendshem per t’ju pergjigjur preokupimeve te tyre.

Ndryshimet e shumta te ligjeve ne lidhje me nenshtetesine, rregullimin e qendrimit, bashkimin familjar, kane rritur ne menyre spektakolare kerkesat e partenereve lokale per informacione dhe ekspertize. Konica asbl eshte bere objekt i kerkesave te shumta per te informuar dhe formuar personelin e partenereve ne fjale. Nje nder rastet e shumta eshte dhe kerkesa e CEMOM, nje organizate para komunale, e cila ne kerkoi nje seance informacioni per personelin.

Pas prezantimit te strukturave dhe pjesemarresve, ne patem rastin te degjojme dhe t’u pergjigjemi pyetjeve te tyre. Ne te tilla raste nuk behet fjale vetem per shpjegimin e ndryshimeve. Vlera e shtuar e Konices mbetet menyra e kendveshtrimit persa i perket aplikimit (shpesh dhe interpretimit) te tyre. Gjate javeve te ardhshme, Konica eshte e ftuar dhe ka programuar disa nderhyrje te tjera prane organizmave te ndryshme. Puna vazhdon…

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

cutting cake 2.jpg

Archives