Motra dhe vellezer,
Miq e dashamires,
Ne keto momente populli shqiptar dhe vendi yne po perjeton nje situate dramatike. Te gjithe jemi tmerresisht te prekur dhe te trishtuar, mendjen dhe zemren e kemi ne Thumane, Durres, Tirane e kudo ku kjo fatkeqesi natyrore ka prekur familjet tona.
Ne te njejten kohe duhet te jemi te forte dhe solidare, te ringrihemi dhe te ecim perpara!
Ne kete situate ju njoftojme se aktiviteti i sotem do te organizohet ne shenje solidariteti dhe perkrahje per familjaret e viktimave dhe te gjithe atyre qe kane humbur shtepite e tyre!
Ju ftojme te mblidhemi te gjithe se bashku per te percjelle mesazhin e dhimbjes, solidaritetit dhe te lutemi per gjitha jetet e humbura.
---------------