Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Themelohet ne Bruksel shoqata kulturore Faik Konica

Profesor Luan Starova: Faik Konica ka mberritur ne Bruksel perpara se te mberrinin institucionet tona

Ne kete aktivitet ishte i ftuar i mirenjohuri dhe studiuesi i Faik Konices, Profesor / Doktor Luan Starova. Morren pjese dhe Ambasadori i Maqedonise Zoti Muhamed Halili, Ministri keshilltar i Ambasades se Republikes se Shqiperise Thoma Haxhi, Ministri i Qeverise se Brukselit Pascal Smet, Konsulli i Republikes se Shqiperise Naim Mandri, Drejtori per kulturen i Komunes se Saint-Gilles Carlos Loyck, Drejtori per Shancet e Barabarta dhe Punet Publike i Komunes Bruksel Qender Ahmed El Ktibi, Drejtori i Puneve Publike te Komunes se Saint-Josse-ten-Noode Muhamed Jabour si dhe tre keshilltare komunale me origjine shqiptare: Keshilltari komunal i komunes se Molenbekut Amet Gjanaj, Keshilltari i komunal i komunes se Kokelbergut Fatmir Limani dhe keshilltarja komunale e qytetit te Namurit Nermin Kumanova.

Ne daten 18 tetor 2008 u pagezua krijesa me e re ne boten shoqerore te komunitetit shqiptar te Belgjikes, Shoqata Kulturore Konica. Ideja e krijimit te kesaj shoqata kishte lindur shume kohe me pare dhe pikenisja ishte pikerisht i madhi Faik Konica.

Faik Konica ka jetuar dhe punuar ne Bruksel me shume se nje shekull me pare. Perpos pasurise se madhe qe ai i ka lene Shqiperise dhe shqiptareve ne pergjithesi, Faik Konica eshte nderi i shqiptareve te Belgjikes. Rastesia ben mrekullira. Faik Konica ne kohen qe ka jetuar ne Bruksel e ka zgjedhur shtepine e tij ne “Rrugen e Shqiperise”, Faik Konica ka botuar ne Bruksel revisten e mirenjohur Albania , te cilen me vone e botoi nga Londra dhe SHBA-ja. Po ajo shtepi sot eshte blere nga nje tjeter shqiptar i madh qe shkruajti historine e Kosoves ne emigracion, pra eshte blere nga familja e Deshmorit te Kombit Enver Hadri.

Luan Starova et President Genti Metaj
Luan Starova dhe Gentian Metaj

Karakteristika e kesaj shoqate eshte fakti se themeluesit e saj vijne jo nga pak, por nga te pakten pese origjina te ndryshme. Vetekuptohet qe pjesa me e madhe e tyre jane shqiptare, por nuk mungojne as belget, spanjollet, anglezet etj.

Me rastin e themelimit dhe paraqitjes se saj perpara komunitetit shqiptar te Brukselit, organeve te perfaqesise sone diplomatike dhe autoriteteve belge, Shoqata Kulturore Konica organizoi nje aktivitet mjaft te pasur dhe interesant.

Hapjen e aktivitetit e beri anetarja themeluse dhe gazetarja angleze Kate Holman. Pas pershendetjes se rastit ajo ja dha fjalen Kryetari te shoqates Gentian Metaj, i cili paraqiti objektivat e saj. Sipas tij, Shoqata do te punoj ne tre drejtime kryesore: ne radhe te pare ne ruajtjen dhe promovimin e kultures shqiptare nga te gjitha trevat ku jetojne dhe banojne shqiptare. Zoti Metaj theksoi se ka ardhur koha qe kultura jone te zeri vendin e merituar ne altarin e kulturave europiane, ne ate altar qe ajo ka vendin e saj qysh ne gjeneze. Ai theksoi rolin e Faik Konices perpara nje shekulli dhe tha se: Faik Konica eshte shqiptari i cili e drejtoi “anijen e humbur shqiptare” drejt porteve europiane, drejt atyre porteve nga kishte nisur udhetimin e saj te pafund. Ate udhetim qe e endi me shekuj te tere neper “portet e Perandorise Osmane dhe fuqive te tjera, te cilat nuk reshten se orvaturi per ta copetuar, shperbere dhe shuar ate”.

Zoti Metaj tha se objektivi i dyte eshte ngritja e nje rrjeti ndihme administrative per t’u ardhur ne ndihme te gjithe njerezve ne veshtiresi. Ajo qe eshte shume e rendesishme te theksohet, eshte fakti se “KONICA” perqafon filozofine e bashkejeteses se te gjitha kulturave. Sidomos ne Bruksel, qytet i njohur per miksitetin e tij. Sherbimet e saj do te jene te hapura per te gjithe qytetaret. Nje rol te rendesishem do te luaje “KONICA” ne fushen e qytetarise. Lirite dhe te drejtat e njeriut, e drejta e fjales se lire, lufta kunder racizmit dhe ekstremizmit, te drejtat e gruas etj, do te jene pjese e pandare e filozofise se saj.

Ne perfundim te fjales, Zoti Metaj falenderoi te gjithe parteneret qe ndihmuan dhe bene te mundur realizimin e ketij evenimenti. Ne menyre te veçante ai falenderoi kryetarin e bashkise se Saint-Gill-it Charles Piqué, Pergjegjesen dhe drejtorine e kultures se kesaj bashkie Juliette Roussel dhe gjithe ekipin e saj. U falenderua nga zemra Organizata jo Qeveritare Vluchtelingwerk Vlaanderen dhe Démocratie Plus asbl. Pjesemarresit paten rastin te fillojne zbulimin e programit me ekspoziten e piktures dhe skulptures se pergatitur per hapjen e aktiviteteve. Ne kete ekspozite u paraqiten punet e pese piktoreve: Artan Seferi, Fatmir Limani, Jean-Marie Luffin, Brigitte de Potter dhe Roberto Valdes. Qershiza mbi embelsire ishin punet e skulptorit te mirenjohur Skender Hyseni.

Aktiviteti vazhdoi me seancen akademike te shumepriturit Profesor, Doktor Luan Starova. Vlen te theksojme se Profesori e kishte pritur me mjaft kenaqesi ftesen e Shoqates Konica dhe perkrah kishte bashkeshorten e tij te nderuar profesore Gezime Starova. Ai tha se ndjehej shume i emocionuar qe po vinte sot dhe po fliste ketu ne Bruksel, per “njeriun e Brukselit”. Starova theksoi se ishte nje fat i madh per gjithe shqiptaret dhe vecanerisht per ata te Brukselit te kishin nje njeri te tille, i cili dhe pas 110 vjetesh vazhdonte te hapte dyert per shqiptaret dhe ceshtjen e tyre. “Kisha shume vite qe nuk isha ndjere kaq i ri”, tha Starova, me rinuat ju me kete mbremje kushtuar ketij njeriu dhe vlerave te tij. Ne fjalen e tij profesor Starova beri nje ekspoze te jetes, vepres dhe kontributit te Konices.

Me pas ai ju pergjigj pyetjeve te auditorit ne te dyja gjuhet, pra shqip dhe frengjisht.
Duke ecur neper rruget e Brukselit, nje mbremje te grijte dhe plot lageshtire, Profesori duke kundruar rreth e rrotull tha: “Konica ka rdhur ne Europe perpara se te vinin institucionet tona”. Pikerisht keto fjale tha profesori gjate fjales se tij ne bashkebisedimin me qytetaret e pranishem.

Atije Istrefi et Ajshe Morina
Atije Istrefi dhe Ajshe Morina

Programi vazhdoi me shfaqjen e filmit dokumentar te prodhuar enkas per kete aktivitet “Le nouveau pays” – “Atdheu i Ri”. Ky film u realizua nga Shkelqim Aliaj, me tekst te gazetarit Gjovalin Kola. Te dy te siperpermendurit jane anetare themelues te Shoqates Konica. Filmi trajton aktualitetin e integrimit te komunitetit shqiptar ne te gjitha fushat. Ai ka si aktore kryesor personalitet e komunitetit ne fusha te ndryshme: ne folklor, pikture, skulpture, fotografi, teater, kinematografi, shkrimtare, poete, cirk, sport, politike dhe jeten socio-kulturore. Ministri i qeverise se brukselit Pascal Smet mbeti i befasuar nga numri, vendi dhe prezenca e shqiptareve ne jeten publike, kulturore dhe sportive te vendit. Megjithese e njoh mire komunitetin shqiptar, tha ai, sot me keni surprizuar pa mase.

Surprizat vazhduan me sfilaten e kustumeve tradicionale shqiptare. Nje pune e mrekullueshme dhe plot hijeshi, pergatitur dhe organizuar me mjaft kujdes, mjeshteri dhe profesionalizem nga Alisa Aliu, Ajshe Morina, Qamile Bytyqi dhe Atije Istrefi. Plot 28 kostume popullore nga te gjitha trevat e shqiperise. Nga Gjirokastra ne Tropje, nga Tetova deri ne Prizren dhe Ulqin. Vajzat dhe djemte qe mbanin ne trup keto kostume u duartrokiten dhe e paten teper te veshtire te zbrizsnin nga skena.

Komiku Bashkim Topojani dhe humori i tij i holle, vazhduan mbremjen ne fjale. Pas tij grupi i valleve “Shqipet e Diaspores”, fitues i disa cmimeve ne Festivalin Kombetar te Diaspores qe organozohet ne Berlin, solli nje ambient te kendshem festiv.

Afer mesnates Kelmend Koxhaj dhe grupi i tij artistik shfaqen koncertin e tyre me kenge shqiptare dhe te huaja. Keli, Kujtimi dhe Ymeri na sollen prane vetes ambientin e Tiranes, Durresit, Prishtines,Shkodres, Gjirokastres, Tetoves... Na nxorrem mallin e neteve te bukura te artezuara me shpirtin e artit shqiptar.

Gjithe ky organizim nuk do te kishte asnje kuptim pa punen e palodhur te ekipit te Shoqates Kulturore KONICA. Me ane te ketij materiale nje falenderim nga zemra per te palodhurin Afrim Jahja, i cili per disa ore rresht siguroi mbarevajtjen e aktiviteit nga ana teknike. Falenderojme te palodhuren dhe miken e mrekullueshme te shqiptareve Kate Holman. Punemadhin dhe fjalepakun Zenel Laci.

Nje falenderim per gjithe ekipin e Shoqates Konica: Alisa Aliu, Gjovalin Kola, José Sanchez, Shkelqim Aliaj, Kate Holman, Luan Abedinaj, Jean-Marie Luffin, Agron Zylalaj, Jusuf Zenunaj, Safet Kryemadhi, Elhame Gashi, Atije Istrefi, Ajshe Morina, Gentian Metaj, Elhame Gashi, Sokol Pashaj, Milaim Blaka, Kelmend Koxhaj.

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

eagle 1.jpg

Archives