Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Konica mbledh komunitetin Shqiptar ne mbremjen kulturore te rradhes

Ne daten 5 dhjetor 2009 Shoqata Kulturore KONICA me seli ne Bruksel – Belgjike, organizoi aktivitetin e saj te rradhes. Aktiviteti u hap nga Presidenti i Shoqates Kulturore KONICA, Zoti Genti Metaj, i cili pasi u uroi mireseardhjen te pranishmeve dhe prezantoi programin e mbremjes, ja kaloi fjalen Zonjes Kate Holman, Gazetare dhe anetare theluese e Shoqates Konica.

Zonja Kate Holman ishte animatorja e kesaj mbremje te kendeshme. Aktiviteti filloi me prezantimin e librit te ri te Zotit Gani Azemi, Letra fqinjit tim serb. Ky liber pas publikimit ne gjuhen shqipe ne Prishtine, u afrohet ne gjuhen frenge te gjithe banoreve te Brukselit, Belgjikes dhe me gjere. Zoti Gani Azemi eshte nje nga veprimtaret me te shquar te levizjes kosovare te Brukselit. Ne kete liber ai boton nje seri letrash drejtuar nje fqinji serb, i cili ishte rritur me Ganiun ne te njejtin fshat, ne te njejten lagje. Sic e thekson ai ne lete liber, rruget e tyre te jetes u ndane : Ganiu shkoi ne Bruksel i zbuar dhe i percunduar nga regjimi serb, ndersa miku i tij serb shkoi ne « qytetin e tij te zemres, Beograd ». Gjate gjithe letrave drejtuar fqinjit serb, Gani Azemi i ben thirrje vetedijes, ndjenjes njerezore dhe kerkon te gjeje tek miku i tij arsyen e heshtjes. Arsyen e heshtjes dhe te mos denimit te atyre qe ndodhnin asokohe ne Kosove. Ky liber eshte mjaft interesant sepse fillon me « ikjen » dhe perfundon me « rikthimin ». Me ikjen e detyruar, friken, represionin, revolten dhe ndjenjen e hakmarrjes, ndersa me kthimin ne Kosoven e lire dhe me pas sovrane.

Gani AzemiNe raport me librin Letra fqinjit tim serb, e morren fjalen disa nga personazhet e mirenjohura te kultures dhe gazetarise ne Bruksel. Keshtu pas fjales se Kate Holman, Zoti Jusuf Zenunaj poet dhe shkrimtar kosovar me banim ne Bruksel, beri nje analize te shkurter te kesaj vepre. Fjala e tij u pasua nga shkrimtari dhe gazetari Gjovalin Kola, i cili ngjalli mjaft interes me diskutimin e tij. Perpos te siperpermendurve ne kete mbremje ishte i pranishem dhe botuesi belg i librit. Ky i fundit tha se kishte qene mjaft i impresionuar nga permbtja e vepres dhe se kjo e fundit e kishte sensibilizuar me gjera pak te njohura per te deri ne momentet qe i ra ne dore doreshkrimi i Gani Azemit.

Mbremja vazhdoi me shfaqjen e dokumentarit kushtuar Deshmorit te Kombit Enver Hadri. Enver Hadri eshte figura me emblematike e, komunitetit kosovar te Belgjikes. Ai eshte themeluesi i organizates per te drejtat e njeriut ne Kosove dhe eshte vrare ne Bruksel perpara disa vitesh nga sigurimi serb. Nder te tjera mund te themi se fale punes se palodhur te Enver Hadrit eshte bere e mundur rezoluta e pare e bashkimit Europian per ndaljen e dhunes ne Kosove ne ate kohe. Filmi u ndoq me mjaft interes dhe realizuesit e tij, Shkelqim Aliaj & Gjovalin Kola morren pershendetje nga spektatoret. Ne kete mbremja merrte pjese dhe Ajshe Hadre, e veja e Enverit.

Pas perfundimit te filmit rradha i erdhi pjeses me pikante te mbremjes. Kenge dhe valle nga te gjitha trojet e shqiperise. Miqte tane Kelmend Koxhaj dhe Afrim Jahja, na dhuruan momente te magjishme mbushur me harmonine e te gjithe tingujve shqiptare. Kenge te Shqiperise se veriut, Shqiperise se mesme, Shqiperise se jugut, Kosoves dhe trojeve shqiptare te maqedonise ngriten ne kembe gjithe publikun. Mbremja kishte filluar ne oren 17h00 per te perfunduar ne oren 22h00.

Shoqata Kulturore KONICA gjen rastin te falenderoje te gjithe pjesemarresit dhe ju cakton takim ne daten 27 shkurt 2010 per aktivitetin e saj te radhes.

Agenda

L'association en images

eagle 2.jpg

Archives