Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Shënime për katër librat

...era e ringjalljes” (Tregime – “55”, 2006)

 

Autori ka përmbledhur në 130 faqet e këtij libri: një vargëzim trepjesësh, pesë tregime dhe një introduktë për tregimin e fundit. Vëllimi hapet me vjershën Unë dhe Lufta e klasave, botuar në gazetën “Republika”, në shkurt 1991, një ditë pas rënies së përmendores së diktatorit Enver Hoxha. Duke iu referuar biografisë së vet, Eden Babani vë në dukje trajtimin e individit sipas biografisë familjare nën diktaturën komuniste. Edhe pse subjektet e tregimeve janë mbështetur pjesërisht në ngjarje reale, autori ka mundur t’i rikrijojë artistikisht me strukturën efektive të zhanrit.

 

Nekrologji (Roman - Geer, 2008)

 

Ngjarjet e romanit zhvillohen në dy plane dhe në dy kohë. Në planin e parë janë vënë ngjarje të viteve ’90. Në planin e dytë, me anë digresionesh sillen episode nga jeta në një fshat të Shqipërisë së Mesme, gjatë viteve ’70. Të dy planet ndërthuren mes tyre nga njëri kapitull në tjetrin. Protagonisti, dikur mësues fshati, kurse tani zëvendëskryeredaktor i gazetës së ish-të përndjekurve politikë, i rrëfen ngjarjet në vetën e parë. Rreth mesit të viteve ’90, ndërron jetë miku i tij, Drini, ish-anëtar i Partisë së Punës dhe kryetar i këshillit të fshatit. Ai shkruan një nekrologji për mikun e vet dhe synon ta botojë në gazetën ku punon. Kryeredaktori nuk e pranon. Këtu merr shkas debati mes tyre... Zhvillimi i romanit hedh dritë mbi jetën e fshatarëve e të intelektualëve nën një diktaturë sa të egër, aq edhe qesharake që, një mënyrë ose në tjetrën, stigmatizohej prej njerëzve të ndershëm e realistë.

 

Një birrë më pak (Roman – Geer, 2009)

 

Këtë libër autori ua ka përkushtuar dy shokëve të tij të ngushtë: Klito Lamaj dhe Burim Kokoshi, që të dy ish-të burgosur politikë nga regjimi komunist. Siç del nga një shënim në faqen e fundit të librit, disa prej ngjarjeve ai ka filluar t’i hedhë në letër qysh më 1968, por, siç kujton ai, ishte i detyruar t’i fshihte fletoret nëpër depo drush e rrangullash. Ngjarjet e romanit na çojnë në vitet ’60, në qytetin bregdetar të Vlorës, ku jetojnë tre shokë: Herakliti, Buroni dhe Edmiri. Dy të parët, pasardhës të familjeve me emër në krahinë, kanë vuajtur disa vite burg politik. Ata e përjetojnë diskriminimin dhe përbuzjen klasore edhe pas burgut, duke bërë punë të rëndomta në vende nga më të vështirat. I treti, arsimtar, ndonëse me gjysh të pushkatuar për politikë, e përjeton luftën e klasave paksa më lehtë, mbrojtur nën çadrën e të atit, mjek...

Ky roman është pasqyrë e gjallë e asaj pjese të realitetit shqiptar që mbeti jashtë letërsisë zyrtare të realizmit socialist.

 

Qoshku i rrëfenjave “Te Fadili” (Tregime - Geer, 2010)

 

Një grup miqsh të moshave të ndryshme frekuentojnë kafen “Te Fadili”, që mban emrin e pronarit, i cili është mik i tyre. Fadili kërkon që në vend të debateve politike, secili të rrëfejë ndodhi të jetës së tij. Nismën e merr vetë duke treguar se si u shndërrua nga njeri politik, kuadër i Partisë së Punës dikur, një gurgdhendës në emigracion dhe, më pas, në pronar lokali. Miqtë e pranojnë gjetjen e të zotit të lokali dhe nisin rrëfimet e tyre, secili më interesant se tjetri... Me këtë libër Eden Babani shfaq gjithashtu dhuntinë e një humoristi sa të këndshëm, aq edhe të mprehtë.

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

big group.jpg

Archives