Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Rrugetime te kahershme ne trojet Shqiptare

Maison des Cultures,

120 Rue de Belgrade 1060 Bruxelles

3 Dhjetor 2011, 17.30

 

Ç’vështrim kane mbi Shqipërinë dhe banoret e saj, rrugëtarët e huaj ?

Ç’nënkupton ky rrugëtim për një evropian te shekullit XIX dhe fillim shekullit XX ?

Përtej te qenit aristokrate dhe romantikë, çfarë përfaqësojnë këta rrugëtarë ?

Cili është portreti i popullit shqiptar sipas këndvështrimit te tyre ?

Cilat jane veçantitë e kombit shqiptar?

Ç’vend zënë legjenda dhe paragjykimet ne këto rrëfime ?

 

Gazetarja Kate Holman do te jete moderatore e mbrëmjes,gjatë se cilës,shumë te ftuar do te ligjërojne :

 

Olimpia Gargano

  • Një rrugëtim qe zgjat sa një jete: Shqipëria e Edith Durham, pararendëse e etnologjisë te terrenit ne fillim te shekullit XX.

Doktoruar ne Letërsi te Krahasuar me tezen mbi vendin qe zë Shqipëria ne letërsinë evropiane te shekujve XIX dhe XX. Olimpia Gragano mban titullin Master ne Letërsi Klasike dhe Gjuhësi Italiane. Eshte profesoreshe e gjuhëve, përkthyese dhe gazetare.

 

Luan Rama

  • Një vështrim i rrugëtarëve franceze te shekullit te XIX, mbi Shqipërinë:mitet, bëmat dhe mikpritja e saj legjendare: në kërkim te epopeve homerike

Shkrimtar, gazetar dhe diplomat shqiptar,Luan Rama ështe diplomuar ne Tirane dhe Paris për gazetari e kinema, komunikim e informim. Nderuar me çmime si kineast e shkrimtar ai ka qene poashtu, korrespondent ne gazeta dhe revista, ambasador dhe përfaqësues diplomatik i Shqipërisë.

Remzi Përnaska

  • Princi Luis-Lucien Bonaparte dhe ndihmesa e tij ne albanologji

Diplomuar ne gjuhe e letërsi shqiptare e ruse,tre here doktor i shkencave humane,Remzi Përnaska,a qene profesor pranë universitetesh dhe shkollash te larta ne Shqipëri dhe France. Autor i shume punimeve mbi gjuhen dhe qytetërimin shqiptar. Anëtar i disa shoqatave gjuhësore.

Safet Kryemadhi

  • Shqipëria e rrugëtarëve : nga afërsia gjeografike ne peripecitë ndër kohëra.

Safet Kryemadhi është politolog, komentues dhe analist i çeshtjeve gjeopolitike dhe kultuore.

 

 

Rezervime : Me telefon : 0496/930292 (Toni)

Me e-mail :  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. / This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

   

Një veprimtari e shoqatave Konitza asbl dhe "Albania" Paris.

Me mbështetjen e Commune de Saint-Gilles, Démocratie Plus asbl, International Komitée

 

Agenda

Balkan Trafik!

Street Art inauguration

Friday 17 May 2024, 15h00

Rue de Flandres 65,

1000 Brussels 

----------------

L'association en images

cutting cake.jpg

Archives