Faik Konitza

Bibliographie

Liens

‘Ditari i një gruaje nga Kosova’ sjell në Tiranë tmerrin e spastrimit etnik

Une performance de la pièce théâtrale Journal d'une Femme du Kosovo, elaborée dans le cadre de l'association Konitza, a eu lieu au Théâtre National à Tirana le 19 février 2012. 

 

Article publié dans IDEA

 

Nën moton “Një komb, Një kulturë”, muaji i kulturës Kosovë-Shqipëri, solli në Teatrin Kombëtar në kryeqytet atë që është tragjedia e historisë, ‘Ditari i një gruaje nga Kosova’.  Një performancë kjo e bazuar në librin e Sevdije Ahmetit, një aktivise e të drejtave të njeriut që përjetoi në lëkurën e saj Luftën e Kosovës.Femme du Kosovo

Në një hapësirë bosh, një kitarist dhe një aktore na zhysin në tmerrin e spastrimit etnik, duke i treguar njerëzimit çmenduritë dhe pretendimet nacionaliste serbe dhe krimet e gjëmat që rrodhën prej tyre.

Regjisor i shaqjes është Zenel Laçi, ndërsa në skenë luan aktorja shqiptaro-belge Anila Dervishi e rikthyer në një skenë shqiptare pas mëse 20 vjetësh, e shoqëruar nga Afrim Jahja, që përkujdesej për efektet muzikore.

Më shumë se një shfaqje teatrore ‘Ditari…’ është një performancë, një lloj teatri alternativ, por ka një specifikë. Është një pjesë e ideuar për t’u shfaqur përpara një publiku kryesisht joshqiptar.

Kjo, jo vetëm sepse tërë monologu që përcjell më shumë se sa një tragjedi, gjëmën e spastrimit etnik, interpretohet në frëngjisht, por sepse sikundër ka theksuar regjisori i shfaqjes, “që kur ishte një ide, në menduam t’i flasim një publiku frankofon, për t’i treguar atyrë nëpërmjet një hapësire artistike atë që ka ndodhur në Kosovë”.

Një performancë për t’i folur atyre që pak dinë ç’ka ndodhur në Kosovën e përpara dhe gjatë luftës së UÇK-së. E pavarësisht kësaj, titrat në gjuhën angleze nuk mungojnë, sepse qëllimi parësor i regjisorit ishte që të njoh publikun, dhe jo vetëm atë  belg me traumat që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës në luftën e fundit, përpara çlirimit dhe pavarësimit të vendit.

Problemi i gjuhës dhe salla e ftohtë ndonjëherë bëheshin pengesë për publikun shqiptar që të tërë vëmendjen do duhej ta kishtë maksimalisht në interpretimin e aktores Dervishi. Megjithatë publiku e mori dhe e mirëpriti mesazhin që përcolli kjo shfaqje.

Photo: © Genci Resuli

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

Cakes.jpg

Archives