Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Një jetë për lirine

Me këto ndjesi shkova të dielën më 23 shtator në shtëpinë ku jeton familja e Enver Hadrit, në Rue d’ Albanie 23, Saint-Gilles. Asbl Konitza përuroi atë pasdite një pllakë përkujtimore për dëshmorin pejan.


Dëshiroj ta them qysh në fillim se ceremonia e zbulimit të pllakës, si edhe veprimtaritë e tjera ishin paralajmëruar për të shtunën, 22 shtator. Rastësisht, ato përkonin me atë që e kam emërtuar “E Shtuna Shqiptare e Brukselit”, organizuar nga Komuna e Skarbekut. Presidenti i Asbl Konitza, zoti Genti Metaj, pati kurajën qytetare të njoftonte dashamirët shoqatës se veprimtaritë e paralajmëruara prej tij shtyheshin për të nesërmen, që të mos kishte përplasje me nismën e administratës komunale të Skarbekut, sado që Konitza Asbl  kishte marrëveshje me të tretë, si: Lë service Social Juif, Petite Europe Asbl, Democratie plus Asbl. Gjesti i zotit Metaj është për t’u përshëndetur. Sipas meje, ai u parapriu mosmarrëveshjeve që ne, shqiptarët, shpesh nuk dimë t’i shmangim. Aq më tepër kur të dyja veprimtaritë ishin paraparë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, aq më tepër që ai dhe stafi i tij ishin të pranishëm në evenimentet e Së Shtunës Shqiptare.La famille Hadri
Pllaka përkujtimore u zbulua me një ceremoni të thjeshtë,  ku merrnin pjesë shqiptarë me banim në Bruksel e në qytete të tjera të Belgjikës, si edhe banorë të komunës Sain-Gilles, me kombësi të ndryshme. Ishin të pranishëm edhe zotërinjtë Dugolli e Tepelena, përkatësisht ambasadorë të dy shteteve shqiptare, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Enkas nga Prishtina, kishte ardhur zoti Ekrem Kryeziu, shkrimtar e filolog, i cili ka lidhje miqësore me familjen Hadri.
Përpara dhe pas ceremonisë përuruese të pllakës përkujtimore, të pranishmit bënë vizitë në mjediset e brendshme të familjes Hadri, ku u pritën përzemërsisht prej familjarëve. Pastaj, veprimtaria u shpërngul në mjediset e Le Service Social Juif. Presidentit Metaj bëri adetet e të zotit të shtëpisë, duke përshëndetur pjesëmarrësit. Zoti Metaj ia kaloi drejtimin e tubimit anglezes mike të shqiptarëve, zonjës Kate Holman, anëtare e Kryesisë së Asbl Konitza. Në vijim, e morën fjalën realizatori belg Gilles Coton, i cili ka në projekt një filmi dokumentar për jetën e Enver Hadrit; Dr. Gjovalin Kola dhe Prof. Ekrem Kryeziu. Më pas, u shfaq filmi dokumentar kushtuar Enver Hadrit, realizuar nga Dr. Gjovalin Kola dhe Shkëlqim Aliaj. Ardhur nga Kosova enkas për ceremoninë, e motra e dëshmorit, zonja Nediha Grapsi – Hadri, falënderoi të pranishmit në emër të familjarëve.
Në mjediset e tubimit, ishte çelur një ekspozitë me vepre të piktorit Artan Balaj.

Eden Babani

première publication: Gazeta 55 Online

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

big group.jpg

Archives