Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Disidenca shqiptare : sfida e njohjes dhe e refuzimit

Libri i Gjovalin Kolës « Shkolla e disidencës dhe Trebeshina » (Tiranë, Plejad, 2012) rihap debatin rreth ekzistencës së disidencës në Shqipëri gjatë diktaturës komuniste (1944-1990).

Pyetjet që vazhdojnë tëGjovalin Kola ngrihen ende sot janë këto: A kanë ekzistuar edhe në Shqipëri lëvizje intelektuale dhe letrare disidente si në vende të tjera të Evropës Lindore e Juglindore? Nëse kjo është e vërtetë, cilat janë veçoritë dhe dallimet e disidencës shqiptare? Cilët janë përfaqësuesit e saj më të njohur dhe veprat e tyre? Përse një pjesë e inteligjencës shqiptare vazhdon të mos e pranojë këtë disidence?

Për këto pyetje e të tjera, ju ftojmë të merrni pjesë në veprimtarinë e organizuar më datën 8 shkurt 2014, ora 18h00, në mjediset e Service Social Juif.

Adresa : Avenue Ducpétiaux 68, 1060 Saint-Gilles.

Të ftuar:

Visar Zhiti, shkrimtar, ish-Ministër i Kulturës së Shqipërisë

Virion Graçi, shkrimtar, studiues

Gjovalin Kola, shkrimtar, gazetar

Rezervime: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Visar Zhiti ka lindur në Durrës në vitin 1952. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi punën si mësues në zonat e thella të Kukësit. Visar ZhitiNë këtë kohë ai fillon edhe botimet e tij të para letrare në shtypin e kohës. Më 1973, ai përgatiti për botim përmbledhjen me poezi, "Rapsodia e jetës së trëndafilave", e cila u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më 1979 në Kukës dhe u dënua me 13 vjet burg. Ai e vuajti dënimin në burgjet e Tiranës e të Spaçit deri në vitin 1987. Pas rënies së diktaturës komuniste, më 1990, Visar Zhiti shkon në Itali ku punon në Milano deri në vitin 1992. Me një bursë studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, V.Zhiti shkon në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm në SHBA. Pas kthimit në Shqipëri, ai punon si gazetar, botues, si dhe në shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar. Në vitin 1997, ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1999. Visar Zhiti ka qenë deputet dhe, së fundimi, Ministër i Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Është autor i shumë botimeve, midis të tjerave:

Kujtesa e ajrit (Tiranë, Lidhja e Shkrimtarëve, 1993)

Hedh njė kafkë te këmbët tuaja (Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)

Mbjellja e vetëtimave (Shkup, Flaka e vëllazërimit, 1994)

Kohë e vrarë në sy (Prishtinë, Rilindja, 1997)

Si shkohet në Kosovë (Toena, 2000)

Rrugët e ferrit: burgologji (2001)

Rrugët e ferrit : burgologjia ime për Spaçin (botim i ripunuar, 2012)

Visar Zhiti ka fituar çmime ndërkombëtare (“Leopardi d’Oro” 1991; “Ada Negri" 1997) dhe poezia e tij është përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Virion Graçi ka lindur më 14 shkurt 1968 në Gjirokastër. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës ku ka marrë dhe gradën Doktor i Shkençave në vitin 2010. Në vitet ’90 ai u bë i njohur me botimet e tij letrare, me esetë dhe shkrimet publicistike. Disa nga veprat e tij letrare janëVirion Graçi vlerësuar brenda e jashtë vendit si dhe janë botuar në gjuhë të huaja. Mund te përmendim romanin “Të çmëndur në parajsë”, botuar në Francë me titullin : “Le paradis des fous” nga Edition de l’Aube, 1998 dhe ribotuar nga Gallimard në vitin 2000. Ky roman është botuar gjithashtu dhe në gjuhën greke nga shtëpia botuese Patakis në vitin 2000. Virion Graçi është ftuar si shkrimtar në disa takime ndërkombëtare.

Është autor i shumë botimeve, midis të tjerave:

San Valentino (poezi), Tiranë, Dituria, 1993

Të çmendur në parajsë (roman), Dituria, 1998

Bijtë e zotit majmun (roman), FENIX, 1999.

Babai në shi (roman), Botimet Aleph, 2000, ribotuar më 2007

Kobra’s legs, (fragment romani), Austri, Aramo, 2009.

Poezi dhe tregime, Lichtungen, 2005.

Litari dhe lamtumira (roman), Tiranë, Botimet Princi, 2011.

V.Graçi ka punuar prej shumë vitesh si pedagog në Universitetin Eqrem Çabej të Gjirokastrës dhe aktualisht është specialist i letërsisë shqipe në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në Tiranë.

Gjovalin Kola ka lindur më 1955 në Fushë-Arës (Pukë). Ka kryer studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkodër dhe ka doktoruar në Universitetin e Tiranës më 1997 për historinë e romanit shqiptar. Ka punuar si gazetar në të përditshmet “Rilindja” dhe “Shekulli”, në Tiranë. Që nga viti 2000, ai jeton në Bruksel, Belgjikë. Si korrespondent pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, ai ka punuar për mediat shqiptare në Tiranë e Prishtinë. Krahas gazetarisë, ai është marrë me studime, krijimtari letrare e përkthime. Ai ka përkthyer në gjuhën shqipe autorë të tillë si Roman Jakobson, Roland Barthes, Iris Murdoch, Tzvetan Todorov, Tomas Transtromer etj.

Gjovalin Kola është autor i librave:

Ndoc Nikaj dhe burimet e romanit shqip (Tiranë, Apollonia, 1997).

Disidenca në letërsinë shqiptare (Tiranë, EVA, 2000).

Pourquoi la Belgique dans l’histoire albanaise? (Bruksel, Grafimmo, 2006).

Shkolla e disidencës dhe Trebeshina (Tiranë, Plejad, 2012).

Les yeux de la peur, roman (Paris, l’Harmattan, 2013).

-----

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

cutting cake.jpg

Archives