Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Fjala e mbajtur nga Genti Metaj, Kryetar i shoqatës belgo-shqiptare "Konica"

Duke punuar për organizimin e ketij aktiviteti, na erdhi natyrshem edhe ideja per mesazhin qe duam te japim sot, ketu ne Parlamentin Evropian. Dhe mesazhi është ky: Ne duam më shumë përgjegjesi nga klasa politike shqiptare dhe më shumë vëmendje nga institucionet e Bashkimit Evropian, që Shqipëria te mos e humbe takimin me Evropen edhe ne Samitin e qershorit.

Por ky është edhe mesazh zotimi për të fituar kohën e humbur, për të ecur në një hap me kombet e përparuara të kontinentit tonë, me të cilin historia na ka ndarë shpesh padrejtësisht.

Ju e dini: Shqiperia eshte vend evropian dhe historia e saj eshte e pandarë nga historia e larget dhe e afert e Evropes.

Kronika e saj, deri para sundimit otoman, ka qenë pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Le te kujtojme se tre qytete kryesore te saj, Durresi, Shkodra dhe Berati kane pothuajse te njejten moshe me Romen. Ndonje pershtypje e përciptë se Shqiperia eshte ne skaj te Evropes, te zhgenjen kur sheh pertej hartes se saj Greqine, Maqedonine, Bullgarine, pa permendur ketu kufirin aq te afert me Italine, bashkëthemeluesen e Bashkimit Evropian. Marreveshjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese te qyteteve, te rrugeve, te porteve, menyra e jeteses dhe zakonet jane krejt te ngjashme me ato te kontinentit evropian. Gjurmet arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfitetaro, faltore e katedrale gjenden kudo ne viset ku jetojne prej mijera vjetesh shqiptaret.

Heroi Kombetar i shqiptareve, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, u bë nje mit evropian për guximin dhe rezistencen e tij te pashoqe kundër perandorisë otomane në shekullin XV. Në krye të një populli të vogël, Skënderbeu luftoi kunder fuqise me te madhe te kohes për te mbrojtur Shqiperine dhe qyteterimin evropian. Per te jane shkruar qindra libra ne te gjitha gjuhet e kontinentit, si per nje nga kapedanet e paharruar te Evropes.

Kultura shqiptare eshte pjese e kultures evropiane. Eposi i Kreshnike ben pjese natyrshem ne ansamblin epik europian duke qendruar po aq natyrshem midis Digenis Akristait, Nibelungeve dhe Kengeve te Rolandit, ndersa letersia e hershme shqipe, letersi dy gjuheshe, shqip-latinisht dhe shqip-italisht, si ne shumicen e vendeve evropiane, u zhvillua ne te njejtin nivel me te per gati tre shekuj, me emrat e Gjon Gazullit, Pjeter Bogdani, Jul Variboba, Jeronim De Rada etj.

Rilindja Kombetare dhe baballaret e Pavaresise e të Shtetit Shqiptar ideuan nje shtet laik dhe nje Shqiperi evropiane, duke u bazuar ne modelin politik, juridik, ekonomik e social te shteteve te zhvilluara te Evropes. Ata i caktuan edhe gjuhes sone kombetare nje alfabet latin, duke i shtuar keshtu nje tipar tjeter evropianizmit shqiptar.

Ne shoqerine shqiptare bashkejetojne qytetare te te gjitha besimeve fetare; myslimane, ortodokse, katolike, laikë, ateistë etj. Ne kohen e sotme, ku nuk mungojne edhe tensionet e mosmarreveshjet midis komuniteteve te ndryshme kulturore e etnike, Shqiperia vazhdon te jete nje shembull i çmuar me tolerancen e saj fetare.

Kesaj tolerance do t’i shtoja edhe solidaritetin, qe e njohin edhe te huajt. Po risjell ne vemendjen tuaj nje fakt historik. Gjate Luftes se Dyte Boterore asnje hebre nuk u dorezua tek nazistet, por perkundrazi te gjithe qe arriten ne Shqiperi u mbrojten dhe u shpetuan. Nje zonje 93-vjecare deshmoi ketu ne Bruksel, para disa javesh, mirenjohjen dhe humanizmin kundrejt ketij populli qe beri te mundur mbijetesen e saj !

Edhe nje fakt interesant.

Altiero Spineli, partizani i federalizmit evropian, nje nga ndertesat e ketij parlamenti mban emrin e tij, gazetar e militant antifashist, i denuar nga regjimi i Musolinit me 16 vjet burgim, ne kujtimet e tij shkruan se ne burgun e Ventotenes, kishte njohur nje shqiptar evropianist e te ditur, Llazar Fundon. Ai e permend me nderim idealistin nga Shqiperia, mendimet e te cilit e kishin qartesuar me shume per te shkruar “Manifestin e tij per nje Evropë të lirë e të bashkuar”. Por Fundo s’pati kohe t’i realizoje vizionet e tij evropianiste per atdheun e tij. Ai u pushkatua, dy muaj para çlimit te vendit, në shtator të vitit 1944, me urdher te diktatorit Enver Hoxha, regjimit i të cilit e ndau Shqipërinë një gjysmë shekulli nga Evropa.

Ne vitin 1990, duke u ngritur kundër diktaturës komuniste, studentet dhe qytetaret shqiptare broheriten rrugeve thirrjet e paharruara : «Liri, demokraci! E duam Shqiperine si Evropa! » Ashtu siç kishte provuar ta bente edhe Faik Konica ne Bruksel, nje shekull me pare, ata kerkuan ta ribashkonin Shqiperine me familjen e popujve te kontinentit te saj.

Ne vitin 1992 Shqiperia rishkroi te paren marreveshje ekonomike me Evropen pas gjysme shekulli izolimi, harrese, fshirjeje nga harta e saj.

Ne vitin 2009 Shqiperia u be anetare e NATO-s.

Kane kaluar pak me shume se tre vjet qe, me ne fund shqiptaret u lejuan te dalin jashte kufijve te vendit te tyre ete udhetojne pa viza ne zonen Schengen. Kjo ka qenë një arritje historike për ne të gjithë. Por kjo nuk mjafton. Ne duam te jemi si te gjithe evropi anet e tjere. Rinia dhe qytetaret kerkojne qe Shqiperia te rifitojë vendin e saj te natyrshem ne Evropen e re e te bashkuar.

Zonja dhe Zoterinj,

Te nderuar parlamentare,

Ne qershor te ketij viti Shqiperia ka nje tjeter takim me historine, nje takim te rendesishem me Evropën. Shqiptaret e presin me shume interesim kete ngjarje dhe vendimet qe do te merren aty nga kryetaret e shteteve e te qeverive te 28-shes.

Me shume se 95 përqind e shqiptareve duan që Shqiperia të bëhet anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Evropian. Kështu ata e kanë zgjedhur të ardhmen e tyre. Kjo është e vetmja rrugë për të zhvilluar demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe mirëqenin e shoqërisë.

Dhe kjo dëshirë popullore do të ishte mirë të merrte një miratim të vendosur edhe në Samitin e qershorit, duke i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian.

Duke perfunduar:

Falenderime per Kukan

Falenderime per prezencen e Vuljanic

Falenderime per mbeshtetjen e Ambasadores

Falenderime per Koncorsiumin e Vreshtareve dhe Veretareve te veriut te Shqiperise

Falenderime per auditorin

 

 

Agenda

L'association en images

Fabio 2.jpg

Archives