Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Biografi Luan Dode

Lindur më 26 qershor 1931 në Pogradec. Ka kryer gjimnazin në Tiranë, në 1951. Duke qenë në marrëdhënie pune, në 1965 është diplomuar në Fakultetin e Inxhinjerisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Punën e ka nisur në moshën 16 vjeç dhe ka punuar në disa institucione e qendra pune: Në Komisonin e Planit të Shtetit (1947- 1950); në Institutin Hidrometeorologjik (1954-1965); në Katedrën e Hidroteknikës së Fakultetit të Inxhinjerisë (1965-1974). Pas një 'qarkullimi' ka puar në Durrës: Mësues në shkollën e mesme Industriale pa shkëputje nga puna (1974-1982); pastaj në Byronë e Projektimit të Ndërmarrjes së Ndërtimit të Serrave, ku më 1991 doli në pension. Prej vitit 1991 banon në Bruksel ku gjatë viteve 1992-2000 ka punuar si bashkëpunëtor vullnetar në Departamentin e Hidrologjisë të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të Vrije Universiteit Brussel.

Ka marrë pjesë në studime të ndryshme në fushat e meteorlogjisë dhe të hidrologjisë dhe është autor e bashkautor në disa studime e botime.

Në fushën e historisë politike, veç artikujve të ndryshëm, ka botuar studimet:

Kosova në qëndimet e Enver Hoxhës: Diskutim me akademikun Rexhep Qosja. Tiranë, 2006.

Histori e Shqipërisë 1945-1948: Nën sundimin jugosllav pa pushtim. Tiranë, 2014.

Histori e Shqipërisë 1945 - 1948: Nën sundimin jugosllav pa pushtim

"Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, e vënë nën regjimin komunist, ishte përpara rrezikut të përfshirjes nga aleatja-motër e atyre viteve, nga ish-Jugosllavia komuniste". Ky është subjekti i studiuesit Luan Dode në librin e tij me titull «Sundimi pa pushtim», një shqyrtim historiografik për një periudhë vendimtare në historinë shqiptare të mesit të shekullit 20, atë katërvjeçare 1945-1948, nën një këndvështrim të vecantë dhe me një orientim të qartë të drejtimit ku përqendrohet, pra në zhvillimet konkrete që çuan në një aneksim dhe sundim de facto të Shqipërisë nga Jugosllavia. Dhe në këtë prizëm, ky studim i vëllimshëm përbën në vetvete një prurje të nevojshme në historiografinë shqiptare, pasi tenton të hedhë një dritë të re, përmes fakteve dhe burimeve të shumëllojshme, mbi një aspekt të shënuar të historisë politike shqiptare.

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

cutting cake.jpg

Archives