Faik Konitza

Bibliographie

Liens

NJOFTIM SHTYPI

Në gusht të këtij viti u mbushën 60 vjet nga dita kur emigrantët e parë mbërritën nga Shqipëria për në Belgjikë në Stacionin Hekurudhor të qytetit të Andenesë. Aty dhe kudo në Belgjikë ata u pritën me ngrohtësi dhe u ndihmuan bujarisht nga popullsia dhe Bashkia e këtij qyteti bujar si dhe CARITAS Valoni-Belgikë.

Për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme jubilare dhe në prag të Samitit të Parë të Diasporës ( Tiranë, 18 – 20 Nëntor 2016), në mbështetje të propozimit të zotërinjve Safet Kryemadhi dhe Kolë Gjeloshaj si fëmijtë e emigrantëve të parë dhe Vasil Capeqi, përfaqësues i brezave të mëvonshëm, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Andenë dhe shoqatat kulturore shqiptare në Bruksel dhe në Namur do të organizojnë një TUBIM PERKUJTIMOR.

Ky Tubim, do të zhvillohet në qytetin e Andenesë ditën e SHTUNE, më 17 SHTATOR 2016, nga ora 15:00 – 17:00

VENDI: Sheshi pranë Stacionit Hekurudhor.

Në këtë tubim do përshëndesë Ambasadorja e Shqipërisë në Belgjikë dhe Bashkimin Evropian, Zonja Suela Janina, Kryetari i Bashkisë së Andenës, zoti Claude Eerdekens, zoti Ramiz Basha, një ndër emigrantët e parë që zbritën në Andenë dhe të tjerë.

Në përfundim, Grupi Artistik  »Vatra“ do të japë një program të shkurtër artistik.

AMBASADA e SHQIPERISE - BELGJIKE

----------------------------

 

Agenda

Ce road trip comique suit Goni et sa mère Lemja, de retour d'Angleterre à la recherche d'une épouse albanaise traditionnelle. Leurs projets sont perturbés de manière hilarante par Luli, un personnage naïf qui complique involontairement leur voyage.
Acteurs: Aurela Gaçe, Deivis Myslymi, Fjoralba Ponari, Margent Caushi
Regisseur: Bjordi Mezini
En albanais avec soutitres en anglais
Kinepolis Antwerpen / Kinepolis Bruxelles
---------------------------

L'association en images

Cakes.jpg

Archives