Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Si u bë lahuta shqiptare pjesë e Muzeut të Instrumenteve në Bruksel

Publié par Koha.net

Në Muzeun e Instrumenteve në kryeqytetin europian, në Bruksel, ndodhet edhe instrumenti më i vjetër tradicional shqiptar, lahuta.

Historinë e vendosjes së kësaj lahute në muze, siç shkruan ATSH, na e tregon Arta, korrespondentja shqiptare që prej vitesh ndodhet e atashuar në institucionet e BE-së, nga ku raporton çdo gjë që lidhet me Shqipërinë, në këtë kohë kur integrimi europian është prioritet jo vetëm i qeverisë, por edhe mbi 90 % e shqiptarëve, të cilët janë shprehur pro këtij integrimi.

Një shqiptar nga Kruja, i cili prej vitesh jetonte në kryeqytetin europian, dëshironte t’i dhuronte një lahutë drejtorit të muzeut të Brukselit, por sipas ligjeve të vendit, drejtori nuk mund të pranonte dhurata nga individ, përveçse nga shoqata.

Fran Kukajt, emigrant i brezit të dytë, i ati i tij mbërriti në vitet ’50-60 në Belgjikë i është dashur brenda një dite të vrapojë për të krijuar dhe regjistruar shoqatën. Por, rregulli tjetër ishte që instrumenti duhet të funksiononte në mënyrë që të mund të vendosej në muze. Ndërsa lahuta e krutanit edhe pse në pamje e bukur nuk mund të luante. Ky instrument kordofon, i përcjellë ndër breza i përbërë nga një kasë druri në trajtë vezake, të zgavruar përbrenda, që mbulohet me lëkurë të regjur, ishte më tepër simbolik. Rregullat ishin të qarta, duhej të luhej harku mbi bishtin e Lahutës, e akordet duheshin ndërruar, por krutani nuk u dorëzua. Ndaj, e vijon bisedën me ne Arta, ai niset drejt Krujës, ku bleu një lahutë të re mbi të cilën harku i lahutës mbi kordhën e re lëshonte atë tingull që ne jemi mësuar ta dëgjojmë kryesisht nga pleqtë e veriut të Shqipërisë e Malësisë së Gjakovës, e që shoqëronte vargjet për kreshnikët.

Sot krahas 9000 instrumenteve të tjera ndërkombëtare, që janë përdorur në gëzime e festa, në Muzeun e Instrumenteve në Bruksel është e vendosur edhe Lahuta.

Por, Lahuta nuk është i vetmi simbol që na identifikon në Bruksel. Erisa korrespondentja tjetër shqiptare në Bruksel na tregon historinë e statujës mbi Bashkinë e Brukselit. Kulla në stilin gotik, 96 metër e lartë mban mbi çati një statujë 5 metra të lartë metalike, është Michael Archangel, shenjt mbrojtës i Brukselit. Erisa tregon se nga gojëdhënat thuhet se askush nuk e mori përsipër vendosjen e statujës mbi godinën e bashkisë për disa vite me radhë. Më pas rreth viteve ’60-70, thuhet se statuja u vendos nga një shqiptar.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona vazhdojnë të forcohen edhe falë një faktori tejet të rëndësishëm, siç është komuniteti shqiptar i Belgjikës. Ky komunitet dinamik po afirmon gjithnjë e më tepër lidhjen e natyrshme kulturore, ekonomik dhe emocionale me Shqipërinë; ai e jeton identitetin e tij të dyfishtë si pasuri, duke u shndërruar në një urë njerëzore bashkëpunimi.

Në Belgjikë janë aktive disa shoqata me karakter kulturor e arsimor si “Konica” “Albabel” “Vatra” “Migjeni” “Rinia” “Liga e Shkrimtarëve”, Shoqata Studentore “ Vlera” etj.

Agenda

Balkan Trafik festival
25-27 avril
Place de Brouckère, Bruxelles
Progamme ici
-------------

L'association en images

eagle 3.jpg

Archives