Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Pajisja me pasaporte shqiptare

Bruksel: Qytetaret shqiptare mund te pajisen me Pasaporte biometrike dhe Leter-Njoftim prane Ambasades se Republikes se Shqiperise

Qe prej disa javesh Shoqata eshte kontaktuar rregullisht nga bashkeatdhetare qe jetojne ne Belgjike, France dhe Luksemburg duke na kerkuar informacione per pajisjen me pasaporte prane Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Bruksel. Duke shpresuar qe informacioni i marre prane Konitza asbl Ju ka ndihmuar ne kete aspekt, vendosem te publikojme materialin e meposhtem. Ky material na eshte transmetuar nga Konsullata e Shqiperise ne Bruksel dhe eshte teresisht produkt i organeve kompetente te Republikes se Shqiperise.

Pajisja me pasaporte shqiptare eshte bere e mundur para disa kohesh per te gjithe bashkeatdhetaret qe jetojne ne France, Belgjike, Luksemburg dhe Holande, Gjermani, por dhe per vende te tjera si per shembull Spanja. Kjo e drejte i eshte rezervuar Ambasades se Shqiperise ne Bruksel, perkatesisht sherbimit Konsullor. Zyra e sherbimit konsullor ndodhet ne adresen e meposhtme: Avenue des Scarabées 11, 1000-Bruxelles.

Per t’u pajisur me pasaporte qytetari duhet te disponoje nje numer te caktuar dokumentash (kjo varet nga situate ne te cilen ai ndodhet) dhe brenda mundesive te marre takim perpara se te paraqitet ne sherbimin kompetent.

Ne qofte se Ju aplikoni per here te pare duhet te paraqisni dokumentet e meposhtme:

  1. Pasaporta e vjeter

  2. Certifikata personale ose familjare

  3. Dokumente qendrimi ne vendin ku jetoni (karte identiteti, pasaporte...)

  4. Proven e pageses

Ne qofte se Ju jeni pajisur njehere me pasaporte biometrike (dhe me leternjoftim) ekziston serish mundesia per tu pajisur me pasaporte biometrike dhe/ ose me karte identiteti. Ne keto raste  dokumentacioni qe duhet te paraqesni varet nga aresyeja per te cilen Ju perserisni kerkesen.

Ne qofte se Ju keni humbur pasaporten dhe/ose kaarten e identitetit duhet:

  1. Te keni bere denoncim prane komisiariatit te policise ne vendin ku jetoni apo ku keni humbur dokumentet

  2. Ne qofte se denoncimi nuk eshte bere prane nje komisiariati policie ne Shqiperi, duhet perkthyer ne gjuhen shqipe dhe duhet legalizuar

  3. Per cdo rast eshte e keshillueshme te merrni kontakt me Ambasaden e Shqiperise prane Mbreterise se Belgjikes perpara se te paraqiteni ose kur nuk jeni te sigurt se cila eshte procedura perkatese, dokumentet e nevojshme, etj.

Eshte shume e rendesishme te theksojme se personat mbi 16 vjeç qe aplikojne per here te pare, jane te detyruar te bejne dhe Leter-Njoftimin (karten e identitetit). Pagesa ne kete rast duhet te behet per te dy dokumentet.

Personat qe ri-aplikojne vetem per pasaporte duhet te paraqesin domosdoshmerisht Leter-Njoftimin (karten e identitetit ) bashke me me dokumentet e tjera. Leter-Njoftimi leshohet per te gjithe personat, te cilet, diten e aplikimit, jane ne moshen 16 vjeç e lart.

Cmimet per pajisjen me dokumente prane ambasades se Shqiperise ne Bruksel

Pasaporta: 170€

Lert-Njoftimi: 16€

Si mund te paguaj?

Ju duhet te derdhni shumen e duhur ne llogarine bankare: BE12 0016 9667 5092

Nese pagesa nuk behet ne Belgjike do t’ju duhet Swiftcode: BIC: GEBABEBB

Aplikimet per pasaporte behen cdo dite nga ora 10h00 deri ne oren 13h00. Keshillohet marrja e nje takimi paraprakisht me sherbimin perkates. Kjo do te shmangte pritjen e gjate ne ambjentet e Ambasades.

Adresa ku duhet te paraqiteni

Avenue des Scarabées 11, 1000 Bruxelles

Per me shume informacione dhe per te marre takim : 0032 (0) 2 640 14 22

Mundesite e transportit publik :

Trami 94 ne drejtim te « Musé des Trams » dhe trami 25 ne drejtim te « Bondael ». Stacioni Juaj eshte « Marie-José »

 

---------------------------------

Agenda

Exposition - Skender Hyseni
04 avril-01 juin 2019
les jeudis de 17h00 à 19h00
les vendredis et samedis de 14h00 à 18h00
Ouvert le dimanche 07 avril de 15h30 à 18h00
ABC & DESIGN - Espace' Art
28, rue du Viaduc 
4800 Verviers
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
www.abcetdesign.be

Fritland - le spectacle 
Le Théâtre de Poche 
Chemin du gymnase, 1a - 1000 Bruxelles
mardi 23 avril - samedi 18 mai 
Reservations  ou  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. - 02/649.17.27

Balkan Trafik
24-28 avril
Plus d'information

-------------------
 

L'association en images

56161632_2440173376007556_1487410357868691456_o.jpg

Archives