Faik Konitza

Bibliographie

Liens

Një intervistë e panjohur e Faik Konicës e 1914-s

Kjo është një intervistë e panjohur e shkrimtarit të njohur Faik Konica, për “Universul”.

Në të ai flet për gjendjen politike në vend dhe çfarë mendon për Ismail Bej Vlorën dhe Esat Pashën. Intervista sillet nga studiuesi Aurel Plasari

Cila është situata e brendshme politike në Shqipëri, a ekzistojnë atje parti politike dhe cilat janë programet dhe pikëpamjet e tyre? A varen programet e tyre politike nga besimet fetare? Faik Konitza

Në Shqipëri ka dy parti të mëdha, të cilat nuk janë ende të organizuara përfundimisht: partia nacionaliste me nuancë liberale dhe partia reaksionare konservatore, turke për nga fryma. Klasa e kultivuar në përgjithësi dhe shqiptarët e Rumanisë dhe të Amerikës bëjnë pjesë në të parën, muslimanët dhe grekomanët me shkolla të kryera në Stamboll përbëjnë të dytën. Besimet fetare nuk hyjnë në formimin e këtyre dy partive.

Nacionalistët kërkonin në kohën e regjimit turk autonominë administrative dhe përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa unë me grupin tim deri edhe ndarjen nga Turqia. Partia reaksionare donte, përkundrazi, statu-quo dhe ruajtjen e bashkimit me Turqinë. Mbas luftës [ballkanike, – A.P.] nacionalistët e përshtatën programin duke kërkuar një shtet të ri, me konceptime të reja, i cili të shkëputej nga traditat orientale: një shtet nacional për nga fryma dhe oksidental për nga metoda. Me njerëz të rinj për këto situata të reja. Partia reaksionare kërkon vijimësinë e sistemit dhe frymës së administratës turke me gjendjen e vjetër të punëve. Nacionalistët dëshirojnë të kombëtarizojnë edhe kultin.

Të dy udhëheqësit e Shqipërisë aktuale, sa Esad Pasha aq edhe Ismail Bej Qemali, bëjnë pjesë në partinë reaksionare, duke përdorur dhe duke imponuar gjuhën turke në administratë në vend të gjuhës kombëtare, çfarë është skandaloze.

Të dyja këto parti politike a janë dakord për emërimin e një princi të huaj? A është princi Ëied i pranueshëm nga këto parti?

Reaksionarët, përshtat parimeve dhe pikëpamjeve të tyre, dëshirojnë një princ musliman, ndërkohë që nacionalistët, duke qenë se nuk ekziston ndonjë dinasti kombëtare, kërkojnë princ të huaj. Populli, siç është i lodhur nga kaq trazirë, duke dashur të shpëtojë nga luftërat e brendshme dhe duke marrë vesh që princi Ëied është i pëlqyeri i Fuqive të Mëdha, e ka pranuar në heshtje.

Si mund të shpjegohet komploti më i fundit turk në Shqipëri?

Shumë thjesht: klasat drejtuese, të varfëruara mbas lufte dhe duke pasur nevojë për para, morën para dhe bënë komplotin në interes të atij që ka paguar dhe që do të pagojë edhe më.

Ç’opinion keni zotëria juaj për këto dy personalitete “en vogue” [fr. në modë, – A.P.] tani në Shqipëri: Esad Pashën dhe Ismail Bej Qemalin?

Ismail Bej Qemali, një “fileu” bizantin, i korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset. Esad Pasha është një “condotier” mesjetar, që as nuk di metodat as nuk ka skrupujt e një shtetari modern. Është nga shkolla e Abdul Hamidit, prej së cilës ka ruajtur një suvënir të gjallë. Mirëpo është energjik dhe, po të drejtohej mirë, mund të përdorej me dobi për rivendosjen e rendit në Shqipëri. Nga natyrat e tyre do të kuptoni edhe aktet e tyre.

Ç’parashikoni zotëria juaj për shtetin e ri shqiptar?

Shqipëria, që del nga një krizë e tmerrshme (katër vite kryengritjesh dhe një vit pushtimi, pra pesë vite trazirash) dhe që ka qenë sunduar për katër shekuj nga brutaliteti dhe keqqeverisja e regjimit turk, ndodhet – afërmendsh – si një i sëmurë që nuk është lehtë të ngrihet në këmbë, punë që do të dojë disa kohë, porse jam absolutisht i bindur për vitalitetin, energjinë dhe të ardhmen e saj.”

Nga: “Universul”, XXVII, nr. 8, 10 janar 1914 © shqip A. Plasari

Sevdije Ahmeti

Me trishtim dhe dhimbje të thellë mësuam ndarjen nga jeta  të Zonjës Sevdije Ahmeti, kësaj luftëtareje të paepur për drejtësi para dhe pas konfliktit në Kosovë. Sevdije Ahmeti solli përpara gjithkujt provat rrënqethëse për mënyrën se si u trajtuan gratë dhe vajzat Kosovare nga cetnikët famëkeq serb të asaj kohe ! Sevdije Ahmeti jo vetëm luftoi per lirinë e së vërtetës, por ishte liria vetë, ishte simboli i një gruaje të pashëmbullt të shekullit tonë.
Shoqata « Faik Konica » solidarizohet dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të saj. I lehtë të qoftë dheu i Mëmëdheut Sevdije !   

--------------------------------------------------------------------------

Noël au Fort

-------------------------------

 

Bonne Fête Nationale à tous!

Shoqata belgo-shqiptare "Faik Konica" Ju uron Gezuar Festen e Flamurit kudo qe ndodheni!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Shpallja e pavaresise
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Isa Boletine

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

----------------------

 

Kosovo 10 ans d'indépendance

Kosova 10 vjet pavarësi - 17 shkurt 2018

Kosovo 10 years of independence - 17 February 2018

            

vendredi 16 fevrier, 19h: Soirée de Gala, Theatre Royal Namur

samedi 17 dès 19h : Soirée de rencontres conviviales et traditionelles, Salle Laloux, Allee du Parc Astrid 21, Jambes
dimanche 18 : vernissage de l'exposition Kosov'A Namur : Se connaitre et se reconnaitre, regard au feminin, S'Pace Gallery, Place l'llom 14. Namur
vendredi 23, 20h : Emission radio speciale - 88.70 FM
mercredi 28, 14h : Fables, contes et histoires du Kosovo, Maison des Jeunes, Jambes
Plus d'informations: Memedali Ahmedi 0476/344 727
-------------------------
 

Tirana - une des meilleures destinations en Europe

Lonely Planet guide 2018 selects Tirana as one of the top destinations to visit in Europe in 2018

<iframe src="//players.brightcove.net/5104226627001/default_default/index.html?videoId=5782509358001" allowfullscreen webkitallowfullscreen mozallowfullscreen></iframe>Veliaj: “After the ‘Cloud’, many other artistic projects”

------------------------

 

Green light to visa-free travel for Kosovars

The European Parliament’s civil liberties committee has voted in favour of negotiations with the European Council and Commission to include Kosovo in a visa free regime with the EU. Kosovo is the last country in the region whose citizens still face lengthy and expensive visa ​procedures to travel to the Schengen area.

Said European Parliament rapporteur for visa liberalisation for Kosovo, Tanja Fajon MEP:  "Kosovo has been isolated on the Balkan visa liberalisation map for far too long. I am proud that a large majority of MEPs voted in favour of allowing Kosovar citizens to travel freely for shorts stays in the Schengen area. Kosovars truly deserve it. As a rapporteur, I know how much work they have done to deliver the necessary reforms.

“There is no more reason for further delay or prejudices preventing Kosovars from freely travelling to Europe. I call on the Member States to recognise it, and to adopt their position as soon as possible.”

--------------------

 

Let’s Art fait halte au Kosovo

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

À l’occasion de la Journée internationale des migrants du 18 décembre, l’asbl Siréas, en collaboration avec Le Senghor, met le focus sur un pays, qu’il soit d’exil ou d’accueil. Pour sa 9ème édition, le festival Let’s Art fait halte au Kosovo, dernier né des pays européens.

Le programme complet: http://www.lesitinerrances.com/index.php?option=com_content&view=article&id=240&Itemid=29

------------------------

Pray for Albania

Motra dhe vellezer,
Miq e dashamires,

Ne keto momente populli shqiptar dhe vendi yne po perjeton nje situate dramatike. Te gjithe jemi tmerresisht te prekur dhe te trishtuar, mendjen dhe zemren e kemi ne Thumane, Durres, Tirane e kudo ku kjo fatkeqesi natyrore ka prekur familjet tona.

Ne te njejten kohe duhet te jemi te forte dhe solidare, te ringrihemi dhe te ecim perpara!

Ne kete situate ju njoftojme se aktiviteti i sotem do te organizohet ne shenje solidariteti dhe perkrahje per familjaret e viktimave dhe te gjithe atyre qe kane humbur shtepite e tyre!

Ju ftojme te mblidhemi te gjithe se bashku per te percjelle mesazhin e dhimbjes, solidaritetit dhe te lutemi per gjitha jetet e humbura.

Agenda

L'association en images

eagle 2.jpg

Archives